Kryeministri Edi Rama flert dhe per takimet e zhvilluara me Ilir Meten dhe Lulzim Bashen ne Keshillin e Sigurise Kombetare, duke zbardhur dhe bisedat dhe ftesat per kreun demokrat!

“Ne kemi pasur një takim një apo dy me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën në këshillin e sigurisë që u përdor si platformë komunikimi.

I kam thënë Bashës disa herë ti do të bësh politikë, apo do të kontribuosh vërtet se është legjitime të bësh politikë.

Por nëse do të kontribuosh vërtetë atëherë kjo është luftë dhe të garantojmë se për çdo informacion që ke të të vëmë në dispozicion informacionet që ne kemi.

Dhe nëse ballafaqimi i informacionit që në kemi dhe pasi merr të gjithë shpjegimin tonë të rezulton se përsëri, por mos dil thuaj u vodh u vodh dhe ia fut si kau pelës.

Ju vura në dispozicion opozitës që tu japim të gjitha sqarimet tona dhe nëse nuk ju bindin i thoni.

Por të rrish në kohë pandemie dhe të mbjellësh pasiguri gjithë kohën është kriminale. Është një kriminalitet që vjen nga mungesa e karakterit dhe i paformimit”, deklaroi Rama!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re