Një grua tentoi të udhëtonte me avion nga aeroporti i Londrës, “Heathrow” me 5 valixhe plot me para që kapnin vlerën e 2.8 milionë eurove.

Tara Hanlon u ndalua nga policia në minutën e fundit, pasi zyrtarët e policisë kishin kontrolluar valixhet e saj kuptuan që ajo kishte një shumë të majme me para.

Kjo shumë është shuma më e madhë e cila është konfiskuar nga dogana e Britanisë së Madhe gjatë këtij viti. Ajo u akuzua për larje parash.

Ditën e hënë Hanlon është paraqitur në bankën e të akuzuarve, në parabu rgim ku ajo do të vijojë të qëndrojë deri më 5 nëntor kur do të merret vendimi përfundimtar nga gjykata.

Me të është arrestuar edhe një 28-vjeçare, e cila pas procesit të marrjes në pyete u lirua.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re