Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ervin Resuli ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur lidhur me gjendjen e prodhimit vendas dhe situatën ku ndodhen fermerët shqiptarë, të cilët pavarsisht premtimeve të bëra nga qeveria nuk kanë marrë ende asnjë mbështetje konkrete.

Resuli tha se pavarësisht se tashmë bujqësia dhe blegtoria ishin në kulmin e punës, asnjëmasëlehtësues nuk ishte marrë ndajfermerëve. Sipas tij në fund do të vërehet se do të ketë më pak korrje, si rezultat i mungesës së mbështetjes së qeverisë ndaj fermerëve, të cilët u përballën me rritjen e inputeve bujqësore.

Resuli: Siç thatë edhe ju bujqësia edhe blegtoria tashmë gjenden në kulmin e punës së tyre. Sa i përket blegtorisë, kanë qenë mbjellja e jonxhave, e misrit jo vetëm për blegtorinë por edhe për të ushqyer popullatën. Po ta marrim në këtë aspekt, tashmë aktualisht, fermerët dhe blegtorët janë në fusha dhe të paktën tani skema e naftës duhet të kisht filluar shpërndarjen apo duhet të ishte drejt fundit të shpërndarjes që fermerët të cilët patën nevoja të larta për tokat e tyre ta përdornin. Naftën që do marrin pas dy apo tre muajsh, i bie ta konsumojnë për makinat e tyre private, pasi nuk kanë për çfarë ta përdorin tjetër duke qenë se uduhej brenda 31 dhjetorit.

Pyetje: A pati vullnet nga femerët shqiptarë për të mbjellë grurë dhe misër?

Resuli: Fermerët gjithmonë kanë qenë të gatshëm pavarësisht viteve të vështira që ka sjellë koha duke kultivuar tokat e tyre. Por ky vit siç e thatë ju për arsye të rritjes së kostove për lëndët e para, e ka vështirësuar akoma më shumë punën e fermerve. Rajoni i ka mbështetur duke hequr TVSH-në për naftën apo inpute të ndryshme, e kundërta ka ndodhur në Shqipëri ku fermerët në kulmin e kësaj krize janë lënë vetëm. Interesi për të kultivuar drithëra ka qenë e lartë, por mundësia e fermerëve tanë ka qenë shumë e ulët. Nëse do marrim në konsideratë serat, për këtë vit janë 20% më pak të domateve krahasuar me vitin e kaluar.

Kur të vijë sezoni i korrjeve ne do shohim reduktime të shumta. Kjo do thotë se do korrim më pak grurë dhe misër këtë vit për arsye se lëndët e para kanë qenë me çmime shumë të larta.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re