Gazetari shqiptar që jeton dhe punon në Turqi, Sokol Brahaj tha në Panorama TV se pjesëmarrja në votim deri tani në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi është e ulët.

Ai parashikon se do të ketë surpriza në politikën turke, duke besuar se kandidati i opozitës, Kemal Kilicdaroglu do të triumfojë ndaj Erdogan.

Edhe pse presidenti aktual ka mbështetjen e SHBA dhe BE, Brahaj u shpreh se populli turk kërkon ndryshim.

“Ka qenë një fushatë e re, edhe pse nuk ka pasur ndryshime në thëniet e tyre të përditshme.

Sot do të ketë surpriza dhe nëse Kemal Kilicdaroglu ia ka arritur të filtrojë elektoratin e vet, por edhe të zgjerojë atë me partitë e tjera sot pritet të kemi surpriza të rëndësishme në politikën turke pavarësisht se mediat perëndimore shprehin dëshirë që të vazhdojë përsëri Erdogan sepse bëhet fjalë për miliona emigrantë që janë në Turqi dhe nëse Erdogan nuk  fiton, opozita është shprehur qartë që 10 milionë emigrantë klandestinë do ti çojnë në vend, ose ku të duan vetë. Prandaj edhe vendet e BE dhe SHBA kanë qenë pro Erdoganit.

Por pritshmëria ime, unë e kam shprehur edhe më parë populli turk kërkon ndryshime. Unë besoj se Kemal Kilicdaroglu do të fitojë në këto zgjedhje. Unë mendoj kështu sepse vetë populli turk tregoi se janë për ndryshim dhe janë kundër Erdogan”, tha Brahaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re