Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes në këshillin bashkiak, tha se në kuadër të shërbimeve online, çdo njësi e qytetit, do të kishte vetëm një sportel shërbimi fizikndërsa shërbimet e tjera do të trasnferoheshin online që nga data 1 maj.

Ndërsa shtoi se do të krijohej edhe aplikacioni “Tirana ime” për çdo lloj denoncimi që qytetarët do të dëshironin të bënin.

Gjithashtu Veliaj foli edhe për projektin e Unazës së Madhe dhe për vendimin që të shtohet numri i efektivëve të policisë bashkiake.

“Çdo njësi do të ketë vetëm një sportel .Shumë shpejt do nxjerrim aplikacionin “Tirana ime” dhe çdo denoncim duke filluar nga një gropë në rrugë apo ndonjë dritë të djegur, mund ta denoncojnë aty, nuk kanevojë të vijnë në sportele dhe të plotësojnë formularë. Projekti i parë bëhet fjalë që projekti i Unazës së Madhe, t’i transferohet ministrisë së Infrastrukturës. Këtë mund ta ksihim bërë para 3 vitesh, a mbajti njeri përgjegjësi për kohën e humbur kot?

Ftesa për kolegët e opozitës është që do rikthehemi prapë pas 30 vitesh me këtë kulturën e bllokimit? Sa është kostoja e 3 viteve të humbura kot për këtë projekt? Do i kalojmë ministrisë, disa “copëza” ku kalon autostrada, ku kalon unaza e Astirit.

5 maji do të bëhet, nuk diskutohet fare, nuk kanë lidhje fare këto kërcënimet që bëhen sepse nuk ka asgjë që e ndalon progresin. Edhe në mos ne, njëgjeneratë tjetër do e bëjë se do thuhet, Tirana po rritet kush jemi ne të ndalojmë zhvillimin.

Bëhet fjalë gjithashtu që të rritet numri i policëve bashkiakë, me 100 prej tyre. Pra nga 500 që janë aktualisht, të jenë 600, me shumicën të rinj dhe zonjusha. Kemi nevojë të shtojmë këtë numër të forcave sepse qyteti është shtuar me dhjetëra mijëra persona këtë vit”– tha Veliaj ndër të tjera.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re