Gjatë përcjelljes së stafit mjekësor drejt Bergamos së bashku me Kryeministrin Rama ishte dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Pas përfundimit të fjalës së Ramës, Ministrja e shëndetësisë tha se këta mjekë dhe infermierë vinin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe janë nga specialitet të ndryshme.

“Janë nga e gjithë Shqipëria, një mision për jetën dhe një gjë u thashë para se të vinit ju, do doja që askush të mos binte pre e këtij armiku, ju premtojmë se për aq kohë sa ju nuk do jemi këtu, do kujdesemi ne për familjarët tuaj“, u shpreh ministrja.

Po ashtu Manastirliu përmes  një statusi në rrjetet sociale ka postuar një video teksa stafi mjekësor niset drejt Bergamos në Itali.

https://connect.facebook.net/de_DE/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0

Rrugë të mbarë #ekipit të mjekëve dhe infermierëve tanë që sapo u nisën drejt Italisë mike për të ofruar kontributin në këto ditë të vështira#BASHKË

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 28. März 2020

“Rrugë të mbarë ekipit të mjekëve dhe infermierëve tanë që sapo u nisën drejt Italisë mike për të ofruar kontributin në këto ditë të vështira”, shkruan Manastirliu./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re