Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shfaqet gjendja aktuale e aeroportit të Kukësit, një nga premtimet e Ramës nëse do të marrë mandatin e tretë. Një qytetar ka dërguar pamjet e gjendjes aktuale dhe thotë se është inxhinier, ndaj sipas tij, edhe nëse punohet cdo ditë për 24 orë, aeroporti nuk përfundon as për tre vjet.

Shkrimi i Berishës: Edvin Hajduti perfundoi ne asamble aeroportin e Kuksit! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. Sb/ Pershendetje zoti Berisha!

Aktualisht kjo eshte gjendja e aeroportit te Kukesit qe i marri e premtoj edhe sot ne asamblen e organizates mafioze rilindase se avioni i pare me 120 Kuksian nga Londra qe do votojn per PD-në do e ule ne aeroportin e ri ne dt 25/04/2021,ky njeri pa dinjitet pa moral dhe mashtrues ordiner kujton se populli eshte akoma ne vitet 70 dhe nuk kane informacion apo njohuri,sikur neser te fillojn punimet dhe te punohet 24ore ne 24 ky aeroport ne kete gjendje te punimeve qe eshte nuk perfundon as per 3 vjet,gjithmon flas si profesionist i fushes(inxhinier) dhe me bindje te plot!

Rama në fjalën e tij para Asamblesë Kombëtare tha që në mandatin e tretë PS do të nisë vrapin sepse gjatë këtyre 2 mandateve vendosi rregull në financat e vendit dhe shmangu rrënimin, ka shpalosur dhe projektet e tij të mëdha për 4 vitet e ardhshme nëse do të marrë mandatin qeverisës nga vota popullore.

“Plani i ri europian bazohet tek ai që ka qenë vizioni që për fatin tim të madh dhe nderin tim ka qenë misioni im prej shumë kohësh: Shengeni rajonal. Rajoni nuk mund të lihet në mëshirën e një kohe të shkuar. Komisioneri i zgjerimit erdhi këtu dhe tha diçka që nuk ishte aspak e habitshme dhe ishte gjëja më e madhe për Shqipërinë në aspektin financiar që nga 1991; 9 miliarde euro për vendet e rajonit dhe kredi 20 miliardë të garantuara 1 në 9 miliard. Tani është koha të bëjmë projektet dhe ti kthejmë projektet në investime.

Ne jemi vendi i parë në rajon për thithjen e fondeve të BE për bujqësinë dhe po të bëjmë një krahasim kjo shumë është shumë më e madhe se investimet në të gjitha vitet marrë së bashku. Strategjia e BE-së përkon dhe me synimet tona për mandatin e ardhshëm: Infrastruktura, transporti, energjia dhe digjitalizimi.

Sot jemi vendi i parë në Balkkan për digjitalizmin dhe qeverisjen digjitale. Shumë shpejt nuk do të ketë më zyra pritjesh. Na thonë ku janë hekurudhat, ça bëhet me hekurudhat. Ca hekurudhash mund të bënim ne në këto 2 mandate me këto mundësi financiare?

Së shpejti në bashkëpunim me Bankën Evropiane do të nisim ndërtimin e hekurudhës Tiranë -Durrës dhe kjo do të jetë Shqipëria e të nesërmes. Kjo falë mandatit tanë të tretë se e dimë që kur vijnë ata i rrëmbejnë shinat i çojnë për skrap. Kjo është tjetër se ata duan tramvaj elektrik (ironizon Bashën).

Më thonin aeroporti i Kukësit është fantazi po unë ose do ti marr ata që më shajnë, 120 demokratë nga Kukësi që të zbresin të votojnë për PD o ska! Do të nxjerr në facebook kush ka sharë më shumë, ai fiton dhe do ti marr ti zbres në aeroportin e Kukësit. Mandati i tretë do të mbyllet me 4 aeroporte.

Gjithashtu do të nisim shumë shpejt Portin turistik në Sarandë dhe atë të peshkimit në Vlorë.

Gjithashtu brenda pak javësh nis ndërtimi i rrugës Milot Fier një rrugë ku makina ka rrugën e vet, lopët shtigjet e tyre dhe njerëzit nuk bëhen mish për top, por paralelisht me Milot Fier, do të shpallim Milot-Murriqan pa harruar dhe aksin Milot -Rrëshen sepse Rruga e Kombit ende ska përfunduar”, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re