Rixhin Qosja, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur në lidhje me politikat e ndërmarra nga bashkia për të ndihmuar sektorin e transportit publik. Qosja tha se bashkia kishte ndërmarrë një fond për kompensim ndaj operatorëve në varësi të kilometrave që këta të fundit përshkonin. Ndërsa theksoi se nuk kishte pasur asnjë propozim nga ana e qeverisë qëndrore.

Lidhur me pritejet e gjata dhe tejmbushjen e urbaneve, Qosja u shpreh se vonesat nuk vinin si pasojë e mungesës së mjeteve por si pasojë e trafikut dhe shtoi se e vetmja mënyrë sesi kjo mund të rregullohej ishte me ndërtimin e korsive të posaçme.

Rixhin Qosja: Është e vërtetë që ne gjithmonë kemi ngritur zërin për problematikat që kemi pasur nga pandemia. Më në fund duket se dicka po bëhet për transportin publik vecanërisht për këtë të Tiranës sepse së fundmi bashkia ka miratuar një fond i cili do u jepet operatorëve në formë subvencioni bazuar në kilometrat që do të përshkojnë. Nuk është se na nxjerr nga të gjitha problemet që ne kemi, por është diçka. Qeveria qëndrore për fat të keq ende nuk ka pasur asnjë lloj propozimi për ta ndihmuar këtë sektor sese nuk flitet vetëm për Tiranën por për të gjithë Shqipërinë.

Mbushja plot e autobuzëve dhe vonesat në stacione, sa kanë qenë humbjet që keni pasur gjatë vitit të kaluar dhe a do kemi sërish pritje të gjata edhe me mbështetjen që po jep bashkia?

Qosja: E para, dua të sqaroj që vonesat në shpeshtësinë e autobuzëve nuk vijnë vetëm si pasojë e mungesës së flotës së mjeteve, por trafiku i madh në Tiranë e shkakton. Do të shohim nëse do ketë korsi të dedikuara aty ku është e mundur të realizohet. Me ndërtimin e korsive të dedikuara për transportin public do sjellë rritjen e shpejtësisë së mjeteve. Në lidhje me flotën po punojmë me numrin optimal për të transportuar numrin e pasagjerëve që është më i ulët se vitin e kaluar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re