Skip to content

Do martohej sot: 25-vjeçari që ra nga kati i tretë i shtëpisë dhe vdiq, kishte prerë ditën e dasmës

25-vjeçari me inicialet K.Ç. , i cili ra nga kati i 3-të i banesës së tij dhe vdiq rrugës për në spital, kishte prerë ditën e dasmës. Këtë detaj që e bën akoma më tragjike ngjarjen e ndodhur në Krujë e ka bërë me dije vetë kushëriri i viktimës.

Në një koment në rrjetet sociale, i afërmi vajton për të riun dhe shkruan se familja priste ta martonte.

“Ah more kusho pritem te te martonim neser e ti na ike nga jeta,”- shkruan ai në koment.

Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Krujë. I riu ra në mënyrë aksidentale nga kati i tretë i shtëpisë së tij. Ai u nis për në spital, por vdiq rrugës si pasojë e plagëve të marra.