Samiti i Bashkimi Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili ishte parashikuar që të mbahej në Zagreb më 6 maj, do të zhvillohet në formën e një videokonference për shkak të pandemisë COVID-19.

Mësohet se videokonferenca do të nënvizojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkani Perëndimor, ndërsa do të theksohet lufta kundër COVID-19. Samiti do të ofrojë një mundësi tjetër për të nxjerrë në pah solidaritetin dhe bashkëpunimin e ndërsjellët në këto kohë krize.

Takimin do ta kryesojë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ai do të përfaqësojë BE-në së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor do të marrin pjesë krerët e shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të BE-së, udhëheqësit e gjashtë vendet partnere në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova.

Në takim do të marrin pjesë edhe Andrej Plenković, kryeministri i Kroacisë, i cili aktualisht mban presidencën e Këshillit, Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian, si dhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të Bankës Botërore, Bankës Evropiane e Investimeve dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re