Prej disa ditësh ka patur një rritje të çmimit të karburantit, duke rënduar më tepër xhepat e shqiptarëve.
Ditën e sotme çmimi i naftës ka shkuar 2500 lekë për litër, teksa kjo ka ndikuar shumë në ekonominë e qytetarëve dhe taksive.
Faxnews ka pyetur qytetarët në Gjirokastër për rritjen e çmimit, teksa ata janë shprehur se është e papërballueshme. Po ashtu kjo rritje ndikon shumë edhe në transport, ku taksixhinjtë janë shprehur se nëse do të vazhdojë rritja e çmimit, ata do të mbyllin mjetet.
“E ndiej shumë si taksixhi, janë njerëzit pa punë, nuk ke si ia del, është kudo. Po abuzohet, unë jam taksi me detyrime shteti, si ta përballojë, je i detyruar të mos flasësh fare. Ne e kemi ndjerë shumë, plus ka mjete pa licensë. Kërkesa jonë është të uli naftën. 2500 lekë nafta. Do mbyllim mjetet, janë rritur biletat, ka njerëz që janë pa bukë fare”– u shpreh shoferi i një Taxie për mikrofonin e Faxnews.
“Un kam dal që në 6 e pres, nuk ka njerëz, nafta s’më leverdis. Këtu s’ka mbetur njëri, rinia ka ikur, do ta mbyll po të them, sot po rri. Biletën se kemi rritur deri tani, këtu punon pisllëku”– u shpreh një tjetër.
“Kjo është nafta, ky është shteti, ca do më këto jemi ne, Evropa rron ha bukë, ka asistenca neve ca kemi, na jep gjë shteti, sjep. Nëse rritet nafta do vdesim. Unë jetoj jashtë por më vjen keq që njerëzit nuk cohen, s’duhet të merren me politikë, populli do të hajë”– tha një tjetër qytetar.
…
/faxweb
