Aktivisti Ilir Vrenozi, me anë të një lidhje “skype” ka folur për emisionin “Të Vaksinuarit” në Fax News ku ka ngitur shqetësimin për rritjen drastike të çmimeve të produkteve bazike të konsumit.

Vrenozi solli raste konkrete të çmimeve të rritura për vezën, vajin dhe gjalpin duke shtuar se po bëhej tepër e vështirë edhe për shtresën e memse dhe se nuk mund të vazhdohej në këtë mënyrë.

Vrenozi: Unë e kam pritur këtë rritjen e çmimeve se shihja vazhdimisht se çfarë po ndodhte. Tani me rastin e luftës filluan këta të abuzojnë me këtë popull. Po falë zotit, populli reagoi këtë herë. Por ato protesta bënë që të ulej sadopak çmimi i naftës.

Pyetje: A ke blerë ushqime këto ditë në dyqan?

Vrenozi: Ky është vaj i thjeshtë, nga 2 mijë lekë, është bërë 3 mijë lekë. Kjo ka ndodhur brenda një jave. Edhe vezët që bleva sot, ishin 250 lekë. Tani do na bëjë të ndajmë një vezë në dysh. Një pako gjalpë që bënte 80 lekë tani është bërë 100 lekë. Ka vajtur 10 mijë lekë kilja. Në Korçë bëmë të dielën një thirrje dhe fatkeqësisht pati një pjesëmarrje të ulët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re