Edhe pse ka kaluar 1 muaj e gjysëm nga filllimi i procesit mësimor ceshtja e femijeve te shkollës ne Grizë të Patosit ende pa zgjidhje.

Prindërit ngelën nëpër dyer institucionesh dhe pa marrë asnjë përgjigje.

Tashmë prej 2 javësh fugoni nuk vjen për të marrë fëmijët e ti dergojë në Patos sic ju premtua pasi nuk ka pagesë të rregullt.

Këtë javë disa prindër nuk i kane cuar fëmijët në shkollë pasi nuk kanë se me cfarë ti dërgojnë

Nga bashkia Patos dhe DAR nuk ju japin nje zgjidhje konkrete por dinë që fëmijët po ju ngelen pa arsim.

“Jemi klasë e 5-të dhe kemi 3 ditë pa shkuar në shkollë. Ne na thanë meqë nisi viti i ri shkollor cojini fëmijët derisa të vijë përgjigjie nga Tirana. Ne I cuam me një kusht që kur të vinte përgjigjia do vendosej rikonstruksioni. Na thonë do u heqim autobusët dhe do u japim lekë.

Përvec gjërave të tjera tani duan të na heqin edhe autobusin, kanë 3 ditë pa shkuar në shkollë dhe enden rrugëve. Ne po kërkojmë të arsimohen”-u shpreh një nga prindërit.

Një tjetër tha se ka që nga data 27 shtator që sorollaten te Bashkia dhe institucione të tjera.
“70 lekë do na japin për fëmijën, nuk I dua fare, dua që fëmijët të merren në autobus sic u premtua. Po i torturojmë fëmijët pa shkollë.

Ne duhet tani të paguajme vetë shoferin që të cojë fëmijët në shkollë”-tha ajo.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re