5 anetarët e familjes Bozhiqi në fshatin Bardhas të Peqinit jetojnë në kushte ekstreme dhe të intervistuar nga gazetarja e Fax News Entela Duka bëjnë apel për ndihmë pasi jeta e tyre rrezikohet cdo moment. 2 femije të vegjël, çifti i bashkeshortëve dhe e moshuara jetojnë në kushte të vështira dhe në një banesë që nga ekspertët eshtë shpallur e pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit. Shtëpia është prishur nga tërmeti i para dy viteve dhe ata thonë se sa here bie shi hyn i gjithi brenda.
Kryefamiljari shprehet i shqetësuar se nuk mund të bëjë asgjë për të ndihmuar familjen e tij sepse është i sëmurë me dialize per pasoje e ka te pamundur te punojë. “Mori goditje ekstreme nga tërmeti i 26 nëntorit dhe kemi fjet jashtë sepse kishim frikë se do shembej. Kërkojmë ndihmë nga njerëzit që na shohin sepse nuk na kanë dhënë as shpërblim përvecse ca ushqime.
Jam me dializë dhe me atë ndihmë ekonomike nuk përballoj asgjë. Unë më paratë e kempit blej ilaçe dhe paguaj drita e ujë, flemë në këtë dhomë më tavan si mos më keq thuajse e shembur. Është e pamundur jetesa në këtë shtëpi. Të na nidhmojnë qoftë edhe një banesë të vogël asgjë tjetër sepse këtu vijnë insekte dhe do shmebet njëherësh”-u shpreh kryefamiljari.
Zonja e familjes Bozhiqi tha se ishte shumë e frikësuar se nga momenti në moment shtëpia mund të shembet. “”Kam frikë për fëmijët, mund të ndodhë cdo gjë. Vetëm një shtëpi dua sepse shpesh i vë fëmijët në gjumë pa ushqyer, edhe vetë jam e sëmurë dhe kam kaluaer në depresion– u shpreh ajo.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
