Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë një takimi me fermerët në Dimal, u ka premtuar atyre se çmimet e produkteve të tyre nuk do t’i caktojnë më grumbulluesit, por bordet e përbashkëta.

Gjithashtu, Berisha tha se grumbulluesit do të detyrohen të marrin licencën kur të kenë bërë sigurimin në një kompani sigurimi.

“Kjo do të thotë, do  apo s’do grumbulluesi, kompania e sigurimit duhet të paguajë çdo faturë të papaguar nga grumbulluesi”, tha kreu i PD-së.

“Ju keni probleme të mëdha me grumbullimin dhe ka probleme të mëdha. Grumbulluesve u them se i mbështesim, jemi gati ti  mbështesim me kredi të buta. Por çmimet nuk mund të jenë monopol, të vrasin prodhimin.

Në raportin mes fermerit dhe grumbulluesit, ekziston një praktikë. Nëse ai raport zgjidhet me një bord të përbashkët, ku bihet dakord për kostot. Përndryshe shteti duhet të krijojë bordin e tij.

Shkoni në tregun e Lushnjës, me dajak diktojnë çmimet. Çmimi do të përcaktohet nga borde të përbashkëta. Nuk mund të trajtohen fermerët që krijojnë prodhimin siç trajtohen sot. Merr fund.

Grumbulluesit nuk ju paguajnë faturat në mjaft raste. Ata do të detyrohen të marrin licencën kur të kenë bërë sigurimin në një kompani sigurimi. Kjo do të thotë, do s’do grumbulluese, kompania e sigurimit duhet të paguajë çdo faturë të papaguar nga grumbulluesi”, tha Berisha.

Gjithashtu ai tha se “do ndalohet importi i imputeve bujqësore që nuk shitet në BE dhe çdo import i tillë do të shpallet krim i rëndë. Nuk kanë pse të vijnë pesticide kancerogjene dhe tua prishin prodhimin. I parë që kapet duke shitur të tilla do të dënohet për krim të rëndë në Shqipëri.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko