Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi sot se Policia e Shtetit nuk mund të ndalojë mbajtjen e dy Kuvendeve të Partisë Demokratike; atë të 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha që do të mbahet në “Air Albania” dhe atë të 18 dhjetorit që është njoftuar zyrtarisht nga Basha.

Pyetje: A do ta ndalojë dot Policia e Shtetit mbajtjen e dy kuvendeve të PD duke qenë se ka në fuqi një akt normativ që ndalon grumbullimin e më shumë se 50 personave?

Ministri Çuçi: S’mund të ndalohen kuvendet. Kuvendet në dijeninë time do bëhen duke respektuar masat që janë në fuqi kështu që besoj se është pyetje pa vend. Ka që në 1990 që nuk ndalohen më kuvendet e partive politike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re