Që prej nisjes të pandemisë, konspiracionisti shqiptar Alfred Cako solli teori të ndryshme në lidhje me mënyrën se si do funksionojë karantina në Shqipëri.

Së fundmi ai ka deklaruar se deri në fillim të dhjetorit izolimi do të jetë me orare.

Ai u shpreh se karantina do të jetë deri në orën 18.00.

Ndërkohë, pas datës 10 janar, Cako shprehet se e gjithë bota do të futet në një izolim shumë të egër.

Më herët ju këni parashikuar se do të ketë një lockdoën të dytë për vendin tonë . A do të kemi ne një izolim tjetër, duke patur parasysh që kufizimet e para kënë filluar?

“Mendoj që mund të rriten oraret, mund të bëhet deri në orën 18 në mbrëmje dhe ky do të jetë deri në fillim të dhjetorit. Në dhjetor mendoj që do të lirohet pak, do kalohet dhe viti i ri normal. Pas datës 10 janar, këta do ta fusin të gjithë botën në një lockdown shumë të egër dhe do të vazhdojnë të mashtrojnë me shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve”, deklaroi ai gjatë një prononcimi për gazetën “Fjala”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re