Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje aleatëve që të krijohet “fronti opozita” me qëllim për të shpëtuar Shqipërinë nga atë që ai e quan “pushtetin monist të Edi Ramës”.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha theksoi se shqiptarët e bashkuar menjëherë duhet të ndërpresin çdo mbështetje për Edi Ramën për të vendosur demokracinë në vendin tonë.

Me zgjedhjen e presidentit socialist PD konsideron nëse u zhduk elementi i fundit midis pushtete, për të mos pasur pushtet anti-demokratik. PD kujton që kjo kapje e pushtetit nga Rama erdhi si rezultat i pushtetit Hoxhist, vendosja e monizmit total në Shqipëri u arrit nëpërmjet bandave krimit drogës dhe varfërisë me të cilën Edi Rama nënshtroi dhe largoi mbi gjysmë milioni shqiptarë.

Edi Rama mori peng drejtuesit e opozitës por me gjithë këtë proces zhbërje të kontrollit midis dy partive. Rama pati mbështetje të Sorosit falë tyre ai vuri nën kontroll sistemin e ri të drejtësisë përmes kësaj pseudo reforme. Soros me anë të deklaratave të tij ka lobuar dhe ndwrhyri në politikën e brendshme për të larguar Sali Berishën dhe për të larguar Edi Ramën dhe qeverinë e tij të korruptuar. Situata është më dramatikja dhe duam të shpëtojmë Shqipërinë nga Edi Rama.

Zgjidhja është sot më shumë se kurrë në dorën e vet shqiptarëve të atyre që e duan këtë vend. Kjo është premisa më jetike për zhvillimin e vendit të tyre. Në këtë kontekst PD konsideron jetike krijimin e një froniti opozita për shpëtimin e Shqipërisë të përbëra nga forca të ndryshme politike, shoqëri civile, rreth akademik të gatshëm për tu përballur me pushtetin monist të Edi Ramës. Shqipëria duhet të shpëtohet nga Edi Rama dhe krimi. Shqipëria nuk është republike moniste e Hoxhës por e Edi Ramës. Të ndërpresim menjëherë cdo mbështetje për regjimin monist të Edi Ramës si një kontribut për vendosjen e demokracisë në vend”, tha Berisha.

Pyetje: Ju flisni për një hapje të PD, a mund ta shtjelloni, a bëhet për bashkim forcash.

Berisha: “Afrimin e PD të vlerave, individëve, vlerave, të ekselencës, të njerëzve me ideale të atyre që duan t’i afrohen kësaj partie. Isha dje në Elbasan, ata shpallën anëtarësimin e tyre në PD. Ishin dhe një grup të rinjsh, do të ngrihen bordet kombëtare në të cilën ne, sipas fushave, do të përpiqemi të tërheqim personalitetet më të shquara, më të ditura, nga brenda dhe jashtë vendit. Janë të hapura dhe për të huaj që ndajnë me ne vlera të përbashkëta. Hapja, duhet të fuqizojë dimensionin e të rinjve dhe të zonjave. Fronti është dicka tjetër, është vendosja e organizuar ose krijimi i një fronti të përbashkët me të gjithë individët apo organizatat e shoqërisë civile që duan të angazhohen për shpërtimin e Shqipërisë. Sindikatat me botën akademike me grupet e interesit, do të bëjmë cdo gjë që të krijojmë frontin më të gjerë të mundshëm kundër Ramës”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re