Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç  ka deklaruar se  autoritetet serbe do të ngrenë aktakuzë ndaj Milan Radoiçiçit, pasi të përfundojnë hetimet  për ngjarjen në veri të Kosovës. Ai theksoi se prokuroria po e ndjek çështjen  për krimet që ai vetë i ka pranuar.

 

Kjo  sipas Vuçiçit  do të tregojë se  nga kanë ardhur paratë dhe armët e paligjshme.

 

Presidenti serb tha se autoritetet ushtarake dhe civile po hetojnë rrethanat e ngjarjes në Banjskë dhe se publiku do të informohet për rezultatet e hetimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re