Një fluks i madh qytetarësh është vënë re këtë fillimvit në Pediatrinë e Tiranës, ku prindërit presin me orë të tëra në radhë, për të marrë shërbim për fëmijët e tyre. Shumë prej tyre shprehen të irrituar në mikrofonin e Fax News, dhe thonë se stafi i mjekëve është duke punuar jo me kapacitet të plotë.

Sipas burimeve në Pediatri gjatë paradites së sotme kanë qenë të pranishëm dy mjekë, çfarë ka shkaktuar dhe radhë të gjata te qytetarët.

“Është me numër radhe, mungon shërbimi, mungojnë mjekët, djali nuk rri dot ulur, jam unë që detyrohem të rri jashtë me djalin”, shprehet një prej prindërve.

“Nëse një njeri vjen në drekë, i vjen radha vetëm në darkë”.

“Nuk është hera e parë që ka vonesa, nuk e kemi idenë se çfarë po bëhet brenda, nuk është vetëm sot, ky vend nuk bëhet, Shqipëria për spitale është bërnut fare”.

“Kam 20 veta përpara në radhë, fëmijës i duhet të bëjë konsultën, nuk ka mjekë, ska pediatër”.

“Do nja tre orë që të mbarosh punë”.

“Fëmijën e kam me kriza barku, me dy mjekë si do të përballohen gjithë këto njerëz. Brenda është miting, ajri është i rënduar, më mirë presim jashtë”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re