Deputeti i PD-së, Ervin Salianji në një prononcim për mediat pas shtyrjes së seancës gjyqësore në Apel tha se do të publikojë fakte të reja shkencore, që sipas tregojnë se denoncimi i bërë nga ai në emër të PD është 100% i vërtetë.

Po ashtu, Salianji tha se nuk është marrë asnjëhere me sulme ndaj gjyqtarëve, por përmendi rastin e njërit prej tyre, që sic tha ai ka marrë një vendimmarrje dhe është në përgjimet e Prokurorisë Italiane.

“Është një çështje që ka ardhur në Apel si kallëzim i trafikantit të drogës Geron apo Agron Xhafaj. Është një denoncim që pavarësisht se prokuroria ka detyrën bashkë me atë që ka bërë kallëzimin që të vërtetojë fajësinë.

Po ju them që unë do nxjerr fakte shkencore sesi është 100% e vërtetë denoncimi i bërë nga unë në emër të PD dhe sesi institucionet e shtetit shqiptar kanë shmangur hetimin për trafikun e drogës ndaj vetë ministrit dhe Geron Xhafës dhe kanë shmangur hetimin pasuror të tij për ti bërë të mundur të vazhdojë karrierën politike, por edhe bizneset e tij.

Do te kemi kohën e mjaftueshme dhe detaje në seancën e datës 24.

Unë nuk jam marrë në sulme personale ndaj gjykatës, pavarësisht se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë marrë vendimmarrje janë shkarkuar nga vetingu.

Nëse doni jua nis sot, po të doni gjyqtari që ka marrë vendimin në shkallë të parë që është Artan Gjermeni, është në përgjimet e prokurorisë italiane, kam vendimin, që ishte zar, shpërbetar i fëlliqur i Enver Dondollaku dhe një personazhi i bandës  së Lushnjës që quhej “i vogli”

Gjyqtari që ka marrë vendimin në shkallë të parë që është Artan Gjermeni, është në përgjimet e prokurorisë italiane, kam vendimin që ishte zar, shpërbetar i fëlliqur i Enver Dollakut dhe një personazhi i bandës  së Lushnjës që quhej “i vogli”, tha nder te tjera Ervin Salianji.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re