Deputetja e PD-së, Sorina Koti ka qenë e ftuar në studion e emisionit “Pushteti”, moderuar nga Juela Meçani në Fax News, ku ka folur lidhur me krizën ekonomike që po kalojnë bizneset dhe qytetarët shqiptarë.

Koti tha se gjatë tryezës së organizuar ditën e sotme, përfaqësues të biznesit kishin kërkuar organizimin e protestave për vështirësitë që po hasnin.

“Sot ishim në një tryezë me përfaqësues të biznesit duke dëgjuar problemet e tyre dhe u premtuam gatishmërinë tonë sa i përket aksionit politik. Përfaqësuesit e biznesit kanë kërkuar që të ketë protesta, kanë kërkuar mbështetjen tonë”– tha Koti.

E pyetur mbi mundësinë e organizimit të protestave, deputetja e PD deklaroi se me përfundimin e riformatimit të brendshëm, do të kishte organizime me të gjitha degët e partisë, për potesta masive jo vetëm në Tiranë por në të gjitha qytetet e vendit.

“Ne jemi të gatshëm sepse edhe pa u rithemeluar partia, Berisha ka thirrur protesta. Qytetarët kanë thirru protesta për rritjen e çmimit të naftës të cilat edhe ne i mbështetëm sepse ishte nëj kauzë e drejtë. Tashmë që përfundoi riformatimi i brendshëm me të gjithë degët e PD-së në gjithë Shqipërinë, ndoshta mund të ketë protesta masive në Tiranë por jo vetëm, edhe nëpër qarqe të ndryshme të vendit. Unë kam besim të plotë se Berisha dhe ekipi i ri i partisë, ka marrë një përgjegjësi që ndoshta është përtej PD-së tashmë”– u shpreh deputetja demokrate ndër të tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re