Kapen njëri nga tre personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që do të organizonin atentat në Berat. Në prangat e policisë ka rënë 30-vjeçari nga Korça, Arli Shehu.

 

 

Ai së bashku me dy shtetasit e tjerë: Hamit Berisha, 55-vjeç, nga Kosova dhe Ermal Gora, 43-vjeç, nga Tirana kishin planifikuar kryerjen e një atentati në qytetin e Beratit, por të gjendur nën presionin e policisë kanë fshehur automjetin në fshatin Moravë.

 

Brenda në automjet policia gjeti edhe të gjitha mjetet që do përdoreshin për kryerjen e krimit, ndërkohë që tre autorët e shpallur në kërkim,duke përfituar nga errësira u larguan drejt zonave të pyllëzuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re