Partia Fryma e Re Demokratike i ka drejtuar një letër sot kryebashkiakut Veliaj, kryetarit të KQZ dhe ambasadorëve ku pretenon se Bashkia është duke vepruar kundër ligjit, sa i takon kërkesës për ti nxjerrë nga selia e tyre.

FRD deklaron në tre zgjedhjet e fundit ka qenë mbi 1% në shkallë vendi, ndërsa shton se Bashkia ka paralajmëruar se do të përdorë forcën në datën 23, ora 10.00, pikërisht në këtë datë është lënë seanca në Gjykatë për të gjykuar çështjen.

“Ndërhyrja me forcë do sillte cënimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore”- tha kryetari i FRD-së, Sali Shehu në letrën që i ka drejtuar institucioneve.

Kjo letër e FRD-së vjen në një javë pas përplasjeve të dhunshme që u shënuan mes përfaqësuesve të kësaj force politike, punonjësve të Policisë Bashkiake, ku ndërhyu dhe presidenti Meta.

Tashmë FRD e ka çuar çështjen për rishikimin e kontratës me Bashkinë në Gjykatën Administrative, ndërsa bashkia e Tiranës i ka lënë afat që të lirojë vullnetarisht zyrat deri në datën 23.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re