Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ku edhe ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në vend. I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu, nëse “falja” e qerave do të nxiste një konflikt mes njerëzve në vend.

Rama u shpreh se diçka e tillë nuk do të ndodhë pasi shqiptarët janë solidarë, ndërsa “rebelët” do të paguajnë për gabimet e tyre.

PJESË NGA EMISIONI:

Blendi Fevziu: A rrezikon në përplasje sociale? Shkon ai kërkon qiranë ai, ai thotë s’ta jap se më ka thënë kryeministri, pastaj shkon ai merr kallashin e pistoletën që si kanë dorëzuar akoma.

Edi Rama: E kam parë me shumë keqardhje dhe nuk e kuptoj pse zoti nuk e ushqeu më vajin e kandilit për trupin e opozitës. Para pak orësh kishin nxjerrë një deklaratë për kacafytje, sepse vetëm asshtu e kanë mendjen. Ka një grusht njerëzisht po nuk bëjnë shumicën. Shqiptarët janë njerëz solidarë. Ta provojnë njëherë të kacafyten. Ta provojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re