Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka mbledhur deputetët e mazhorancës, disa orë para nisjes së seancës plenare.

Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, Çuçi bëri një përmbledhje të axhendës parlamentare për javën e re, si dhe kërkoi pjesëmarrje të deputetëve sidomos në seancën e ditës së enjtes kur pritet të kalojnë disa marrëveshje të rëndësishme, mes tyre edhe Protokolli me Italinë për Bashkëpunimin në fushën e Emigracionit.

Lidhur me amnistinë penale, Çuçi tha se nëse do të arritet dakordësi me opozitën edhe ky ligj do të përfshihet në seancën e ditës së enjte.

Ai shprehu dakordësi në parim për të zgjeruar bazën e përfituesve prej amnistisë ashtu sikundër ka propozuar edhe opozita. Shqetësim për miratimin pa vonesa të këtij ligji shprehu gjatë mbledhjes edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Kujtojmë që edhe kreu i Grupit Parlamentar të opozitës, Gazmend Bardhi ka njoftuar mbledhje në orën 12:30, ndërsa është thirrur protesta para parlamentit, në kohën që do të mbahet seanca plenare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re