Në përgjimet e publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, fjalët kyçe të përdorura gjatë bisedave të biznesmenit Ron Yeffet për ato që ai i quan “punët e pista”, janë Timak dhe KAYO.
Nëse për KAYO-n dëgjuam që kur u krijua si shoqëri shtetërore dhe u trumbetua fort nga Edi Rama dhe qeveria e tij, apo kur drejtuesi i saj Ardi Veliu udhëhoqi operacionin për dëbimin e gazetarëve nga ambientet e ish-uzinës së Autotraktorëve, emri i TIMAK doli më pas. Ai u përmend si partner biznesi i shoqërisë shtetërore KAYO, me 80% të aksioneve.
Img 4240 1024×477
Screenshot 305
Screenshot 306
TIMAK është kompani shqiptare e themeluar në 2016 në Tiranë nga Arjeta Puca. Deklaron se merret me prodhimin dhe integrimin e superstrukturave për automjete speciale, kryesisht për emergjencat, mbrojtjen, energjinë dhe shërbimet publike. Kompania thotë se ka produkte të dorëzuara në mbi 20 shtete. Timak është një kompani e promovuar shumë fort nga qeveria. Pronarja e saj, Arjeta Puca është ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ambientet e kompanisë në Kashar janë vizituar disa herë nga ministra të qeverisë.
Në 17 qershor 2025 ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak shiti 49 % të aksioneve të saj te biznesmeni Ron Yeffet dhe krijuan së bashku kompaninë Timak Defense.
900 0 1755521113xpuca 304 600×339
Edi Rama dhe Arjeta Puca
Megjithatë zonja Puca vendosi të shesë 49 për qind të aksioneve të kompanisë së saj flamur, të trumbetuar aq shumë nga qeveria, për një çmim prej vetëm 490 eurosh. Blerësi ishte Ron Yeffet, një izraelit me nënshtetësi shqiptare dhe nën rrogoz shumë i afërt me Edi Ramën.
Whatsapp Image 2025 08 18 At 15.45.42 593×450
Biznesmeni Ron Yeffet dhe kryeministri Edi Rama
Shitja 49 per qind te aksioneve te Timak per 490 euro
Çfarë e nxiti zonjën Puca të shiste biznesin e saj kaq lirë?
Gjithçka do të bëhej e qartë vetëm dy muaj më vonë. Shitja ishte një qitje me objektiv të qartë, krismat e të cilës u dëgjuan në zyrën e Ardi Veliut.
Shitja E Aksioneve Puca
Monopoli i automjeteve të ushtrisë
Në kulmin e sezonit veror, teksa shumica e shqiptarëve ishin me pushime, saktësisht në datën 4 gusht, shoqëria shtetërore ushtarake Kayo dhe Timak themeluan një kompani të përbashkët. Kompania quhet Timak Defence dhe zotërohet 80 për qind nga Timak dhe 20 për qind nga shoqëria shtetërore Kayo.
Img 4240 1024×477
Themelimi i Timak Defence
Objekti i shoqërisë është prodhimi ose përshtatja e mjeteve motorike te posaçme me një arkitekturë të hapur që lejon instalimin e sistemeve të armatimit dhe çdo sistem tjetër, që kërkohet nga forcat e armatosura apo struktura te tjera te sigurisë, për t’u përdorur nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, strukturat e sigurisë dhe të emergjencave civile dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë.
Me pak fjalë, kjo është shoqëria që do të ketë monopolin e furnizimit të ushtrisë, policisë, gardës, emergjencave civile etj.. me automjete. Vendi i ushtrimit të aktivitetit të shoqërisë do të jetë në ish uzinën e pjesëve të këmbimit të automjeteve, në Shkozë, në godinën ku ndodhej televizoni News24.
Themelimi
Pesë ditë pasi Ardi Veliu dhe përfaqësuesit e Timak formuan kompaninë e përbashkët, qeveria turri policinë dhe forcat ushtarake duke ngritur zgupthi gazetarët e Newsit nga godina.
Monopoli i furnizimit të shtetit me automjete është një biznes shumë i madh, dhjetra milionë euro në vit. Por akoma mbetet e paqartë se cila është vlera e shtuar që krijon kompania. Duke qenë se Shqipëria nuk prodhon dot automjete, gjasat janë që ky të jetë një tregtim me pak vlerë të shtuar, me kompaninë e re Timak Defence, që importon mjete nga jashtë dhe i përshtat në vend duke ia shitur qeverisë.
