Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo dhe kapiteni Berat Gjimshiti dalë në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Poloninë.

 

Kapiteni kuqezi vlerësoi kundërshtarin, ndërsa shtoi se ekipi është gati pasi ky është një rast i madh.

 

“Zhvillimi i Kombëtares ka qenë i mirë. Eksperienca ka qenë e mirë. Kundërshtari ka nivel të lartë dhe do provojmë gjithçka për të realizuar ëndrrën. Unë besoj që ekipi do të jetë gati, sepse është një rast i madh. Nuk ka lidhje eksperienca. Në këto ndeshje, dëshira dhe vullneti janë të mëdha. Ai që është më i aftë do të fitojë.

 

Nuk do të jem vetëm për të ndalur Lewandowski. E gjithë skuadra duhet të jetë në momente të mira, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

 

Në këtë moment nuk mund të zgjedh, mes Europa League apo Botërorit. Por, si kapiten, një Botëror me Shqipërinë, do të ishte diçka e madhe. Mendojmë vetëm për nesër, pastaj të shohim çfarë do të ndodhë.

 

Unë besoj që shanset kur futesh në fushë janë 50-50. Unë në fushë futem vetëm për fitore, po ashtu edhe Kombëtarja. Kemi marrë shumë eksperiencë në ndeshjet e fundit. Kjo mendoj se do të na ndihmojë. Për taktikën vendos trajneri. Duhet të jemi perfektë për të fituar ndaj Polonisë”, tha ndër të tjera Gjimshiti.

 

Poloni-Shqipëri luhet nesër në ora 20:45 në Varshavë. Fituesi i këtij çifti do të përballet në finale me fituesin e Suedi-Ukrainë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re