Banorët e “5 majit” flasin për Fax News një ditë para afatit të fundit të vendosur nga IKMT për shembjen e shtëpive të tyre:

Ne jemi në process legalizimi. Deri tani nuk kemi hequr asgjë nga shtëpia, asnjë kanatjere. Ata ndoshta do vijnë nesër por ne nuk kemi lëvizur gjë. Kemi bërë disa kërkesa ndaj Erion Veliajt. Nuk i trembemi askujt, por shteti nuk duhet ta bëjë këtë punë me dhunë.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ka thënë se banorët të cilët kanë shtëpinë në process legalizimi do marrin aq metra katrorë sa kanë pasur…

Një prej banorëve: Unë nuk kam besim në të, se gjithmonë nuk i kanë realizuar premtimet e dhëna. Le të vijë këtu e të më thotë, dil nga shtëpia e të më thotë sa dhoma ke dhe më pas të bëhet dëmshpërblimi i dhuru. Unë as rrobat e burrit që nuk jeton më nuk i kam nxjerrë. Erion Veliajt le të mëndojë mirë si për nënë e vetë, se nuk i kemi bërë shtëpitë aq lehtë. Nuk trembemi kurrë në botë. Nuk kanë shanse të vijnë e të futen këtu. Nëse ndodh ajo gjë, unë nuk pyes më as për jetën time.

Tjetër banor: Do dalim të gjithë në protestë të bllokojmë rrugën, shpresoj që policia të mos na provokojë sepse ne nuk jemi për dhunë. Shtëpinë e kemi në process legalizimi që në 2013 kur Edi Rama ka ardhur në pushtet. Mesa shohim ne është bërë plan që atëherë. Por unë i njoftoj që nesër të mos na provokojnë. Në shtëpinë tonë nuk do hyjnë dot pa dhunë. Nëse hyjnë me dhunë nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Fëmijët do i lëmë në shtëpi, ne do dalim në protest. Nuk do lëvizë asnjë nga shtëpia, nuk kemi firmosur dhe as nuk do lëvizim asgjë pa na dhënë një kontratë konkrete. Do japim edhe jetë pot ë jetë nevoja se këto shtëpitë janë mundi i një jete.

Tjetër banor: Unë e thashë edhe qëparë, që nuk e kemi liruar dhe as nuk kemi ndërmend ta lirojmë, jo vetëm unë por asnjëri prej nesh. Ne do qëndrojmë deri në vdekje, ka marrë fund ajo punë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re