Marin Orhanasi është një ndër aktorët më të njohur të spektaklit të humorit “Portokalli”, i spikatur më së shumti për rolin e tij si polic.

Tepër aktiv në rrjete sociale, ai ndan vazhdimisht me ndjekësit në Instagram momente nga përditshmëria dhe jo rrallëherë kemi lexuar dedikime të ndryshme për bashkëshorten e tij, Dorinën.

Mirëpo, dedikimi i fundit për bashkëshorten, i cili me siguri ka shkrirë së qeshuri ndjekësit, është bërë për një arsye që Marini e tregon vetëm në fund.

Pas fjalëve të shumta të dashurisë, aktori i kërkon bashkëshortes t’i gatuajë diçka për darkë, pasi kishin kohë që kishin ngrënë vetëm sallatë.

“Po ktheje mi içik koken ktheje se vdiqaaaaaa. Ktheje se e ktheva lokalin mbrapsht. O e bukura ime ti qe m rri me koke menjane. Ben shume mire qe shetit, se femijet i kam une qe po t bej foto. Por ti nuk shetit vec ketu, shetit edhe ne zemren time, gjithe kohes. Veç te lutem kujdes kur kalon tek aorta, se do na lesh ne vend nga dashuria. E na vje zorr se do thone njerezit: “Gjynof i shkreti v.diq se ja dorezoi zemren nuses”. Po le te thone mi c te duan, une vdes per ty. Te kam mengjes, dreke e darke o karamele. Meqe ra fjala tek darka: na bej ndonje gje per darke se mbetem duke ngrene sallate si lepuj.”- shkruan aktori me humor në postim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re