Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka prezantuar këtë të hënë planin hekurudhor Prishtinë-Durrës, modernizimin e hekurudhës për Shkup dhe lidhjen hekurudhore drejt kufirit verior në Leshak.

“Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit që kam nënshkruar me presidentin Trump, Kosova do të përfitojë fonde në vlerë prej 1 miliard euro investime. Do ta realizojmë ëndrrën shekullore për lidhjen hekurudhore Prishtinë-Durrës, do ta modernizojmë hekurudhën për Shkup dhe hekurudhën për Leshak”, tha Hoti, gjatë një takimi zgjedhor me banorët e Fushë Kosovës.

Kujtojmë se realizimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës është një nga pikat e marrëveshjes së Ëashingtonin e nënshkruar me presidentin Trump.

(R.G/Faxweb)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re