Khloe Kardashian nuk po rikthehet me ish-të dashurin Tristan Thompson pavarësisht fjalëve se ata po kalojnë disa momente romantike që nga muaji qershor. Më herët u raportua se ylli i reality show-t, e cila ka një vajzë 2-vjeçare me lojtarin e NBA, është shumë e lumtur dhe shpreson që Tristan të ketë ndryshuar në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të jenë bashkë.

Sidoqoftë, një përfaqësues për yllin e Keeping Up With The Kardashians tha të hënën për Daily Mail se raportet nuk janë të vërteta dhe se Khloe, 36 vjeç, thjesht po e shijon kohën që po kalon me Tristanin, 29 vjeç.

Ky lajm vjen pasi lojtari i Cleveland Cavaliers u pa në Calabasas të dielën duke blerë tre pica, për Khloe dhe True, me të cilat ai po jeton tani që janë në mes të pandemisë së koronavirusit. “Asaj i pëlqen ta ketë rreth e rrotull. Ai i ka marrëdhëniet e mira me True dhe është treguar i mahnitshëm me Khloe-n. Ata janë bashkë dhe Khloe është shumë e lumtur”, pretendonte burimi për People.

Më tej burimi shtonte se marrëdhënia mes Khloe-s dhe Tristan do të vihet në provë kur të nisë përsëri sezoni i NBA. “Udhëtimet e Tristanit kanë qenë gjithnjë shqetësuese, sepse pikërisht gjatë tyre ai do ta prishte marrëdhënien e tyre”, shpjegoi burimi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re