Lavdrim Sahitaj kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së tregut ka dhënë një intervistë për Fax Neës ku ka theksuar se ISHMT ka dyfishuar kontrollet dhe inspektimet në terren për të bërë të mundur vlerësimin e produkteve që do të blihen nga konsumatorët shqiptarë.

Ndër të tjera, ai dha edhe një lajm sa i përket lodrave për fëmijët, për të cilat tha se disa prej tyre do të ndaloheshin të shiteshin dhe do të sekuestroheshin nëse nuk kanë markimin “CE” pra nëse nuk janë të certifikuar si të sigurta.

Sahitaj tha se kjo masë vinte si pasojë e përbërjes së këtyre objekteve të cilat përmbanin edhe substanca të dëmshme që mund të dëmtojnë fëmijët. Duke shtuar më tej ai tha se duhet që edhe vetë konsumatorët të ndërgjegjësoheshin dhe të kontrollonin nëse lojërat që do blejnë kanë certifikimin e duhur.

Sahitaj: Kanë elementët kimikë jashtë kontrollit, janë lehtësisht të thyeshme që mund të bëhen shkak për gëlltitjen nga fëmijët. Janë disa lodra që përdoren si antistres për të luajtur nga fëmijët, të cilat përmbajnë xhelatin. Të ken kujdes me këta lodra sepse janë të rrezikshme, kanë lëvizje të forta. Por të shohim nëse janë të kolauduara, të shoqërohen me prindër.

A janë kryer inspektime duke parë se kemi të vendosura lodra në mes të sheshit Skënderbej në Tiranë.
Po kemi bërë inspektime, janë lodra që vijnë nga vendet e BE dhe kjo është një garanci por ne e kemi bërë punën tonë me kontrollin dhe testimin. Ka një procedurë të ngjashme me kolaudimin e makinave dhe nëse këto lodra nuk e kalojnë dot, bashkia nuk jep leje për përdorimin e tyre.

Pa u ndërgjegjësuar vetë konsumatorët është e pamundur që shteti të garantojë cdo gjë. Pra duhet të shikohet i gjithë dokumentacioni përkatës sepse qytetarët nuk shohin as datat e skadencës të ushqimeve që konsumojnë e jo më tek lodrat.

Sa i përket ashensorëve, janë problem i madh i akumuluar ndër vite. Tani ministria e Financave dhe inspektoriati po punojnë ngushtë për të trajtuar certifikimin e ashensorëve. Më parë lejet e shfrytëzimit të pallateve merreshin pa u vendosur ashensorët. Ne kemi ndërhyrë dhe kjo gjë nuk është më e lejueshme. Nga ana tjetër kemi ashensorët që kemi të cilët duhet të certifikohen në regjistrin CE.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re