Skip to content

“Do shkoj të takoj prindërit!”- Po transportonte kokainë me makinë, arrestohet shqiptari! Si tentoi t’i shpëtonte qenve të policisë duke spërkatur sediljet e mjetit me…

Një emigrant shqiptar është arrestuar nga policia Italiane pas është kapur duke qarkulluar me makinë më një sasi prej 1.6kg kokainë të fshehur në një hapësirë sekrete në mjet.

Sipas raportimeve, raportohet se shqiptari është ndaluar pranë një qendre tregtare për një kontroll rutinë, por teksa u shfaq nervoz dhe duke mos justifikuar praninë e tij në Bolzano, efektivët nisën dyshimet.

Po ashtu, i riu ka rezultuar dhe me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa nuk është bërë ende i ditur identiteti dhe mosha e tij.

Ai u ka thënë policëve se do vizitonte një nga prindërit, por nuk ishte bindës. Gjatë kontrollit të shpejtë në pjesën e brendshme të makinës, policia kuptoi se sediljet ishin spërkatur me parfum, një dredhi që përdoret shpesh për të ngatërruar hundën e qenve që nuhasin drogën.

Duke kontrolluar ndarjen e bagazhit, oficerët gjetën një objekt metalik të zgjatur të fshehur nën tapiceri të makinës, i cili më vonë doli të ishte një “çelës” i vërtetë, i cili, i futur në një vrimë të vogël në një pjesë anësore, aktivizoi një pajisje mekanike që jepte akses për në një hapësirë të fshehtë.

Në këtë moment, efektivët dalluan dy pako droge, të cilat kur iu nënshtruan analizave paraprake, rezultuan se ishin kokainë, me peshë afërsisht 1.6 kg dhe vlerë tregu mbi 50 mijë euro.

Shqiptari u prangos menjëherë dhe ndodhet në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë dhe hetimeve të mëtejshme, teksa po hetohet edhe për rrjetin e bashkëpunëtorëve.

“”