Greqia po bën gati hotele në të gjitha vendin për fazën tjetër, atë që vjen pas datës 1 korrik ku është bërë e ditur se do të hapen kufijte tokësore dhe do të lejohen të futen në vend qytetare të ndryshëm për vizitat tek familjaret, apo ato që shkojnë për punë.
Mediat greke citojnë ministrin e Turizmit, Haris I cili bëri të ditur se testet rastesore do të futen në fuqi duke nisur nga 1 korriku.
Kalimet nga 1 korriku do të jenë të vlefshme edhe për të gjithë ata që duan të shkojnë në Greqi për turizëm. Në këtë kuadër, të gjithë ata që duan të shkojnë në vendin fqinjë pas kësaj datë duhet të përgatiten edhe për më të keqen.
Në pikat doganore do të ketë kontrolle të rastësishme për ata që kalojnë kufirin. Jo të gjithë qytetaret do të testohen, mirëpo dikush që testohet dhe del pozitiv, do të jetë I detyruar të karantinohet për 14 ditë në hotel në zonën ku kishte planifikuar të shkonte.
Gjithnjë sipas mediave greke, testet do të zgjasin vetëm 15 minuta, përpara se të dalë përgjigja.
Pas datës 15 qershor, Greqia ka lajmëruar nisjen e udhëtimeve ajrore të linjës Tiranë-Athinë dhe anasjelltas vetëm për arsye biznesi, dhe e njëjta gjë vlen edhe për kalimet tokësore.
