Ish-zv.Kryeministri, Arben Ahmetaj do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që do mbahet të martën (11 korrik), ku do shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për prangosjen e tij.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se sipas avokatit të Ahmetajt, Henrik Ligori, zyrtari i PS-së ndodhet në territorin shqiptar dhe ditën e nesërme do do jetë nesër në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve.
Sipas gazetares, SPAK pritet të kërkojë masën arrest me burg edhe për shumë persona të tjerë, ndaj prokurorët kanë kërkuar që seanca të bëhet me dyer të mbyllura.
Ajo theksoi se Ahmetaj rrezikon dënimin deri në 14 vite burgim nëse vërtetohen akuzat ndaj tij.
“Ahmetaj ka të drejtë të kërkojë sqarime ose të kundërshtojë provat në këshillin e mandateve. Krahas Ahmetajt ka edhe shumë persona për të cilët SPAK pritet të kërkojë masën arrest me burg, ndaj prokurorët kanë kërkuar që seanca të bëhet me dyer të mbyllura.Ndaj tij rëndon akuza për korrupsion pasiv. Nuk e ka më veprën shpërdorim detyre në këtë dosje. Ka akuzën për korrupsion në 6 raste, si edhe pastrimin e parave që shkon deri në 14 vite burgim nëse vërtetohet se Ahmetaj ka qenë i përfshirë. Avokati i tij, Erik Ligori ka deklaruar për News24 se Ahmetaj do jetë nesër në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve”, u shpreh ajo.
