Sipas nje raporti të fundit të INSTAT, gati 50 perqind të rrogave qytetarët elbasanas e përdorin për ushqime.

Rritja eçmimeve diktuar nga konflikti Rusi- Ukrainë vë në pah impaktin që ka rritja e cmimeve për xhepat e konsumatorëve.

Qytetarët thonë se pensionet dhe rrogat nuk u mjaftojnë për të siguruar mbijetesën.

Disa prej tyre thonë se blejnë më pak, madje nuk kursejnë as batutat( do shtrëngojmë rripin e pantallonave) ose një tjetër thotë se blen vetëm presh ndërsa e siguron mbijetesën duke rrëmuar në kazanët e plehrave.

Mendimet e qytetarëve në Elbasan:

“Nuk ngrihen për drita e ujë po turren pas deputetëve, është popull legen ky në Elbasan. 120 mijë lekë u jep pensionistëve, nuk u dalin, gjejmë domaten më të lirë, populli është pa punë, spo marrim dot asgjë, me bicikletë ku do ikësh me makinë, le ti ha ai i gjati lekët tona, ti fusi mu në dhe, e mori në qafë këtë popull”.

“Edhe për prasin i morëm lekët borxh , te ne vetëm për votë vjen, na mashtron , po punojmë me koshat e plehrave, s’ka punë. Edhe përkrahjen me zor e marrim. Me 18 mijë lekë përkrahje cfarë do bëjmë?”

“Deri tani kam ngrënë mirë, tani nuk ka më. Tani janë ngriturr shumë. Nuk më dalin lekët e pensioneve, do shesim shtëpinë se s’kemi çbëjmë tjetër. Këtu nuk jetohet më”.

“Të gjithë pensionin për ushqime dhe nuk del më. Do hamë më pak. Do shtrëngojmë rripin e pantallonave”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re