Edi Rama: Më lini të mbaroj se kjo është skandal. Ça kërkoni? Mos ma merrni të drejtën e fjalës. I marrim edhe më shumë Pfizer, s’jam autorizuar që të nxjerr negociatat. E kam thënë që në ditën e parë. Kjo është një luftë nuk jemi vetëm këtu. E kam thënë që në fillim që është luftë e gjatë. Çdo vend duhet të sillet me përgjegjësi që të fitojmë luftën.

Ka një strategji dhe taktikë. Është e panevojshme që të marrim miliona doza. Kemi kushtet për të mbajtur 250 mijë vaksina. Është e panevojshme. Ne jemi duke negociuar me Astra Zenecan, ka kushte me të lehta se të Pfizer dhe ka një goditje. Jemi afër, por nuk e them dot sa afër. Po e presim Johnson&Johnson. Kemi kontakte dhe komunikojmë me Modernën.

Brenda janarit vijnë 10 mijë e 780 doza dhe ndërkohë është edhe linja tjetër paralele dhe po ju them prapë që do ju sjell vaksina me kuaj. Çfarë problemi ka këtu?

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re