Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka paralajmëruar se aksioni opozitar do të vazhdojë, madje do të përshkllëzohet.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Falmur Noka u shpreh i bindur se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje me qeveri teknike.

I pyetur nëse nuk krijohet qeveria teknike a do të shkojnë në zgjedhje? Noka tha se qeveria teknike do të krijohet dhe ky është objektivi i bashkimit të opozitës.

Pjese nga diskutimi: 

Flamur Noka: Aksioni i grupit parlamentar në Kuvend do të vazhdojë. Kemi tre mbledhje që po diskutojmë për të gjetur një formë diverisifikimi të këtij aksioni brenda parlamentit. Ai parlament ose do ti kthehet legjitimitetit, ose nuk do funksionojë normalisht. Ose do respektojë opozitën ose nuk do ekzistojë. E dyta kemi diskutuar edhe vazhdimin e këtij aksioni në terren. Ne shumë shpejt do të zbresim në terren. Ne ndërpremë zbritjen në terren sepse duhet të përmbyllnim procedurat statutore. Ne 20 shkurti na ka dhënë një mesazh të madh. 20 shkurti kishte një energji të pashtershme. Ishte një protestë, por ishte edhe një mesazh për ne, për të vazhduar betejën me regjimin. Ne duhet të rikthejmë shenjtërinë e votës.

Eni Vasili: Si do ta arrini këtë?

Flamur Noka: Që në Shqipëri të gjitha institucionet janë të kapura, kjo nuk ka nevojë për koment. Që në Shqipëri demokracia është në ditën më të zezë kjo s’ka nevojë për koment. Ndaj thashë 20 shkurti nuk na dha detyra, por na ngarkoi një mision.

Eni Vasili: Si do ta arrini qeverinë teknike?

Flamur Noka: Ne do të konsultohemi me demokratët, me qytetarët, do të përshkallëzojmë aksionin në terren dhe do ta detyrojmë jetë qeveri që të gjunjëzohet. Ju garantoj që Shqipëria do shkojë në zgjedhje me qeveri teknike.

Eni Vasili: Nëse nuk arrini një qeveri teknike do merrni pjesë në zgjedhje?

Flamur Noka: Ne do të shkojmë në zgjedhje, ne do ti fitojmë ato zgjedhje dhe do shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re