Pas mbledhjes së Këshillit Politik, ka reafuar presidenti i vendit Ilir Meta. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shprehet se është i kënaqur në lidhje me përparimin që kanë bërë aktorët politikë dhe diplomatikë sa i përket Kodit Zgjedhor.

“Do ta duartrokas konsensusin dhe menjëherë do t’i firmos këto ndryshime sapo të vijnë!”, shprehet Meta.

Reagimi i plotë i Presidentit Meta:

Për çështjen e Kodit Zgjedhor, jam i kënaqur, që sipas aktorëve politikë dhe diplomatikë, ka përparime.

Mezi po pres që palët të mbajnë fjalën dhe në datën 31 maj 2020 të përmbyllin me konsensus ndryshimet që kërkohen me aq ngulm prej kohësh nga Bashkimi Europian, dhe partnerët e tjerë.

Do ta duartrokas konsensusin dhe menjëherë do t’i firmos këto ndryshime sapo të vijnë!

Por nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor, miratohen në mënyrë të njëanshme, do të ketë ZERO çelje negociatash të Shqipërisë me Bashkimin Europian, jo deri në zgjedhjet e ardhshme, por edhe deri në zgjedhjet e tjera që do vijnë pas tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re