Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka paraqitur një projekt për Zaranikën, që sipas tij, do të sjellë sipas tij ndryshimin në sektorë të ndryshëm në këtë zonë.

Projektin Boçi e paraqiti në një takim me ekspertë, inxhinierë dhe qytetarë të zonës në fjalë.

Gjatë fjalës së tij, Boçi tha se në Zaranikë janë hedhur më parë shumë para, por sipas tij, ato kanë përfunduar në xhapat e zyrtarëve të korruptuar.

Gjithashtu ai theksoi se qëllimi i tij është ta kthejë Zaranikën në një hapsirë multi-funksionale që do t’i shërbejë ekonomisë dhe do të krijojë mundësi për hapsira të gjelbërta.

“Është folur shumë për Zaranikën dhe ndër vite unë kam dëgjuar për investime të ndryshme. Shumë individë janë marrë me hartimin e projekteve dhe nuk është bërë asgjë. Janë hedhur shumë lekë, por paratë kanë përfunduar në xhepat korruptive.

Dëshira imë për të bërë diçka është konkretizuar me një projekt real inxhinierik dhe do ta shpalosim me stafin. Është projekt ambicioz dhe e kthen Zaranikën në hapësirë multi-funksionale. Aty krijohen mundësitë për të bërë edhe një park të gjelbër edhe një park lodrash.

Kur e flas unë mosbesimi rritet shumë sepse dihet që politikanët premtojnë shumë. Por unë dua të shihni dhe dëgjoni projektin teknik që do ta paraqesin inxhinierët”, është shprehur Boçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re