Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme në Tempora, ku tha se pas 25 prillit do të shkojë në Kuvend dhe do të zhvillojë një seancë me dyer të mbyllura.

I pyetur nëse do të shkojë në cilësinë e presidentit, Meta tha se do të shkojë dhe në cilësi të tjera.

“Unë e kritikoj Ramën dhe do ta luftoj politikisht në emër të shqiptarëve. Edhe në parlamentin e ardhshëm do të bëj një seancë me dyer të mbyllura. Pavarësisht se Rama ka gjithë pushtet, ai punon natë e ditë për t’ia ngushtuar hapësirat opozitës. Atëherë opozita e ka të domosdoshme që të jetë shumë herë më e organizuar se sa Rama dhe junta e tij. Opozita për meritë të Ramës, që është më i urryeri në Shqipëri.

Çfarë interesi kishte Rama dhe pse nuk erdhi në dialog për zgjedhjet vendore. As opozitën nuk e përkraha për dy palë zgjedhje. Sepse Rama i ka shtyrë zgjedhjet në vitin 2007 me Olldashi. E tha edhe Bundestagu se pa opozitën në zgjedhje nuk çelen negociatat, pse nuk vjen kur të thërret presidenti. Edhe të shkuarit në zgjedhje pa opozitën ishte nga frika.

Meço: Në cilësinë e presidentit?

Meta: Në cilësinë e presidentit edhe në cilësi të tjera. Opozita e ka të domosdoshme të jetë shumë herë më i përgatitur. Sepse opozita dhe për meritë të zotit Rama se sot është politikani më i urryer në Shqipëri. 2 në 3 socialistë e urrejnë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re