Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka deklaruar se brenda vitit do të sigurojë që në QSUT të jetë aparatura e brakiterapisë.

Brakiterapia do të vijë brenda këtij viti, ashtu siç e kam thënë. Do ta mbaj fjalën. U siguroj qytetarëve që do të kemi një aparaturë brakiterapie në fund të këtij viti. Shërbimi i brakiterapisë që nuk ka funksionuar do të fillojë të funksionojë brenda vitit 2026”, deklaroi ministrja.

Brakiterapia (radioterapia e brendshme) është një lloj radioterapie që përdoret për të trajtuar kancerin. Në këtë metodë, burimi radioaktiv i rrezatimit vendoset ose shumë afër tumorit ose brenda vetë tumorit për të vrarë qelizat kancerogjene dhe për të tkurrur tumoret.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re