Skip to content

“Do ta tallë si gjithmonë”, gazetari zbulon çfarë fshihet pas ofertës së Ramës për Bashën

Oferta e Edi Ramës, që i ka shtrirë dorën për bashkëpunim Lulzim Bashës, sipas analistëve mund të rezultojë fatale për PD. Analisti Neritan Sejamini tha në emisionin “Open” se një marrëveshje e tillë është vetëm në dëm të PD.

“Opozita është në pozitë të vështirë duhet të gjejë ide të reja të sfidojë Ramën, qasja e vjetër nuk e sjell në pushtet të heqë dorë nga protestat. Opozita duhet të heqë dorë nga fushata negative, akoma me meme negative.

Çdo marrëveshje Rama-Basha është në disfavor të PD, s’hyn dot në një marrëveshje që pala tjetër ka çdo gjë”, tha Sejami. Analisti shtoi më tej se kjo taktikë e Ramës bëhet për të nënshtruar opozitën.

“Rama ka dhënë punë, mbështetje dhe ish-figurave të mëdha të PD-së, që të japë idenë se dhe opozita po qeveris, që t’i japë më pak mundësi të flasë opozitës. Do vijë shtatori, ai do të vazhdojë sërish që të tallë opozitën. Nuk është ai lloj lideri që do krijojë një frymë të re”, shprehet analisti.

Nga ana tjetër, Kreshnik Spahiu i sugjeroi Ramës që të mos i afrohet Bashës, por popullit, duke i dhënë presidencën.

“Rama e ka mundur Bashën në të gjitha betejat edhe kur ishte radikal dhe dogji mandatin, mund të jetë bashkëpunim në ministri, institucione të pavarur që t’i kenë ata, Rama ka një kundërshtar të kompleksuar nga dialogu se ka një fobi se mund ta quajnë tradhtar. Tani kemi edhe presidentin që duhet me pëlqimin e opozitës.

Me gjithë ekzistencën e nje presidence pro opozitës nuk e kanë penguar suksesin e socialistëve. Tani në 2017 u pa qeveria teknike dhe PD humbi, tani janë provuara të gjitha dhe Ramës i intereson të rrijë Basha se sa më i fortë Basha aq më shumë rri Rama në pushtet.

Nëse do tu afrohet shqiptarëve Rama, mos t’i afrohet Bashës, ta bëjë që populli ta shkarkojë presidentin, po këtë se duan ata . T’ua japin popullit presidencën”, u shpreh Spahiu nga ana e tij.

loading…

/faxweb