Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin maskat në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancomi fizik, për të shmangur infektimin nga koronavirusi.

Manastirliu ka apeluar për kujdes, ndërsa ka shpërndarë në facebook mesazhin e profesorit të njohur, Perlat Kapisyzi.

“Vendose maskën në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk e ruan dot distancën!”, shkruan ministrja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re