Për bukurinë çdokush mendon sipas mënyrës së vet, por për shëmtinë janë të gjithë dakord.

Artisti e krijon artin me po atë domosdoshëri që krimbi i mëndafshit prodhon mëndafshin.

Poezia shërben për të ushqyer atë farëz marrëzie që të e mbajmë përbrenda dhe pa të cilën është diçka jo e matur të jetosh.

Nëse vjedh një autor është plagjiaturë, po të vjedhësh shumë, është kërkim.

Ithtar i vërtetë i muzikës është ai që, ndërsa dëgjon një grua të këndojë në banjë, afrohet te vrima e bravës dhe vë veshin.

Do të doja të flija me çarçafë prej fletësh karboni për të bërë një kopje të ëndrrave më të bukura.

Vepra e artit është stërmadhimi një ideje.

Humba dorën e majtë për lavdinë më të madhe të së djathtës.

Letërsia është një thelb gjithëpërfshirës i jetës intelektuale të një populli.

Lexojeni Shekspirin vazhdimisht dhe, nëse atëherë nuk ju pëlqen, me siguri nuk keni arritur ta kuptoni.

Komedia u shpik që njeriu të ndahet nga e kaluara e vet duke qeshur.

Ndërsa në konfliktin e saj me artin bota reale qëllon që acarohet aq fort saqë turret ta shkatërrojë artin, në asnjë rast, e përsëris, në asnjë rast letërsia dhe arti nuk e sulmojnë jetën reale për ta dëmtuar, por përkundrazi luftojnë që ta bëjnë më të bukur, më të jetueshme. Ky është dallimi absolut midis tyre.

Kur fliste, Gëte të jepte përshtypjen se kishte mundësi t’u tregonte me gisht yjeve në qiell rrugën që ata duhej të ndiqnin.

Duke u marrë me vogëlsira, ne u bëjmë shërbime tiranëve, sepse e shndërrojmë poezinë në mjet argëtimi, ndërkohë që kjo fort mirë mund të jetë pikënisje për rilindjen atdheut tonë.

Po të ishte e mundur që njerëzit të korrigjoheshin tërësisht, thjesht duke i treguar huqet, të metat dhe veset e tyre dhe duke i bërë të skuqen për to, çfarë shoqërie të përsosur do të kishte themeluar Molieri, ky ligjvënës i mrekullueshëm.

Suksesi kërkon 99% punë dhe 1% talent.

Ndonjëherë, pikërisht librat që bota i quan të pamoralshëm janë librat që i tregojnë botës turpin e saj.

Të gjithë librat mund të ndahen në dy kategori: libra të momentit dhe libra për çdo kohë; ose thënë ndryshe: ka libra të mirë për një orë dhe libra të mirë përjetësisht.

Njeriu duhet çdo ditë të dëgjojë të paktën një këngë të vogël, të lexojë së paku një poezi të mirë, të shikojë jë pikturë të bukur dhe, nëse është e mundur, t’i thotë edhe ca fjalë me mend.

E drejta për të shkruar, e shndërruar në të drejtë për të shkruar keq, është privilegji nga i cili historikisht janë marrë përfitimet më të tepërta.

Kur lexoni një biografi, mos harroni që e vërteta nuk është bërë për të qenë publike.

Ajo çka ngre peshë është shpirti i muzikantit, jo cilësia e instrumentit.

E bukura e të qenit arkitekt është se mund të fluturosh në ëndrrat e tua.

Atje ku nuk ka drejtësi, nuk ka arkitekturë.

Krijimi është burim i pastër, jo burim i ndotur.

Nga këngët dhe balladat e vjetra të popullit lindin tek unë farëzat e fjetura të poezisë.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re