Teksa i shikon ditet e sotme në faqet e para të gazetave dhe portaleve, e ke paksa të vështirë të besosh që para se të ishin kaq të famshem, dikur kanë qenë njerëz të thjeshtë.

Këngëtarja e njohur e ftuar në një emision ka kujtuar kohën kur ajo ka emigruar në Gjermani, ku në moshë fare të vogël ajo është përballur me shumë vështirësi.

“Shkova për shkollë dhe aty më adoptoi një zonjë në Gjermani, edhe pse isha mbi moshë, mbi 18 vjeçe. Fillova duke punuar, duke pastruar, në fabrikë në teatër etj. Puna më e vështirë që kam bërë ka qenë në fabrikë. Ishte punë monotone. Më mirë të jem në mal të mbledh çaj, sesa të bëj një punë monotone. Kam punuar 2 muaj aty”, rrëfeu këngëtarja e njohur.

Sinan Hoxha është kthyer në artistin e dashur dhe të suksesshëm, por në fillimet e tij, puna që bënte, s’kishte aspak lidhje me skenën. Ai ka zbuluar se dikur zotëronte një furrë buke: “Kam punuar furrxhi, bëja bukë”. Dhe me shumë mund dhe punë ai arriti të bëhej sot një nga këngëtarët më të famshëm.






Previous articleDorezohet Greqia, qeveria ashperson masat, ja cfare ndodh nga mesnata e sotme

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re