Qendrat e Vaksinimit do të hapen për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç në datat 29-30 qershor, ku vaksinimi masiv do të vijojë për dy ditë.

Ky lajm është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ministrja e bëri të ditur sot këtë fakt nga qendra e vaksinimit në Vlorë tha se e marta dhe e mërkura do të jenë ditë të hapura vaksinimi.

Sipas ministres këto dy ditë do të shërbejnë në shenjë sensibilizimi për qytetarët.

“Mutacioni Delta mund të na preki të rinjtë apo njerëz që s’kanë qenë të infektuar apo të kemi rinfeksione, ndaj me rëndësi është që të vazhdojmë me fashat që kanë mbetur por të shtrihemi dhe në grupmoshat e tjera”,– tha Silva Bino.

“Bazuar dhe në rekomandimin tuaj, kemi vendosur që si vende të tjera në botë kanë praktikuar nga java e ardhshme dita e martë dhe e mërkurë të jenë ditë vaksinimi të hapura, “open day” për vaksinimin e popullatës plus 18 vjeç.

Do të jenë ditë ndërgjegjësimi më shumë, por vlen që në grupmosha të ndryshme të popullatës të kemi një nivel të mirë të mbulesës vaksinale për të shmangur shpërthimet epidemike.

Pavarësisht se jemi në situatë të mirë epidemiologjike s’mund të them që jemi imunë qoftë nga covid-19 apo variantet e reja, sidomos ai Delta.

Datat 29 e 30 e këtij muaji të jenë “open day” për vaksinimet e popullatës plus 18 vjeç”, tha Manastirliu.

Edhe më tej, do të ketë ditë të tilla të hapura dhe do të përdoret portali e albania duke nisur nga e diela dhe e hëna, pra nga nesër, për të rezervuar ditën e vaksinimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re