Ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shteti,t ka mohuar kategorikisht largimin e tij nga politika.

Në studion e “Zonë e Lirë”, Berisha tha se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati edhe pas vendimit të DASH, përkundrazi theksoi se do ta shumëfishojë aktivitetin e tij politik.

Ish-kryeministri tha se, nëse opozita do të fitonte zgjedhjet do të largohej nga politika.

“Tani në asnjë mënyrë, do të shumëfishoj aktivitetin tim në parlament. Kisha ndërmend të largohesha, se besoja se do të fitonim dhe nuk kisha ndërmend tjetër. Çfarë do të bëja unë në parlament?”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko