Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar nga Fieri se një nga propozimet e partisë së saj do të jetë heqja e taksës për produktet vendase.

“Dje ne propozuam një nga idetë që kemi bërë gati. Diskutimin që të gjitha prodhimet shqiptarë të jenë pa taksë, pa TVSH. Ne shikojmë një standardizim me dy standarde. Kemi disa që i hedhin në rrugë ndërsa dy apo tre biznese i importojnë të gjitha”, tha Kryemadhi.

Ajo tha se 25 prilli do të “thyejë” në mes rilindjen socialiste duke deklaruar se gjykimi do të bëhet vetëm nga qytetarët.

“25 prilli do ta thyejë në mes rilindjen socialiste. Më thoni ju një socialist që është i kënaqur sot.

Njerëzit duan të shikojnë se kush është me të vërtetë. Gjykatësit më të mirë janë qytetarët.

Më 25 prill gjykimi do të jetë perfekt. Sot ka të bëjë e ardhmja e fëmijëve të shqiptarëve. Nuk e dimë ne që Fieri ka vijë bregdetare të pashfrytëzuar.

Është një mrekulli që krijon hapësira punësimi por edhe për zhvillimin e turizmit”, u shpreh Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re